BallinaAktualitetZëri i Amerikës raporton protestën dhe i referohet Bashës: zgjidhje politike ose...

Zëri i Amerikës raporton protestën dhe i referohet Bashës: zgjidhje politike ose e gjithë fatura për Ramën

Në Shqipëri protesta e e njoftuar e opozitës të dielën në mbrëmje para selisë së Qeverisë u spostua drejt parlamentit, pas një fjalimi të mbajtur nga kryetari demokrat Lulzim Basha. Ai foli hipur në një podium, i vendosur në mes të një rrethi të rinjsh që mbanin në duar yje të verdhë duke krijuar kështu simbolin e Bashkimit Europian. Ata mbanin tullumbace të bardhë me mbishkrimin “Rama IK”. “Shqipëria si gjithë Europa” është slogan që opozita a zgjedhur në protestat e shumta të organizuara prej saj, që kur në muajin shkurt vendosi të largohet nga parlamenti duke dorëzuar mandatet e deputetëve të saj.

Fjalimi i zotit Basha ishte i mbushur me akuzat e forta ndaj qeverisë, per korrupsion, lidhje me krimin dhe vjedhje të zgjedhjeve.

Një lumë tymuesesh dhe shashkash u hodhën drejt godinës së qeverisë, ndërsa përpjekja e një grupi mbështetësish për të çarë kordonin e policisë, u ndërpre nga ndërhyrja e zotit Basha dhe eksponentëve të Partisë Demokratike të cilët kërkuan të mbanin distancën nga rreshtimi i policisë.

Opozita e cila kërkon me ngulm largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një Qeverie kalimtare të të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, e ashpërsoi qëndrimin e saj. Aktet e forcës në protestat e saj erdhën duke u shtuar, dhe nga ana tjetër ajo përfundimisht refuzoi pjesmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.

Pavarësisht së në mënyrë të përsëritur, përfaqësuesit e Komunitetit ndërkombëtar, i kanë mëshuar nevojës së dialogut, ndërsa janë dënuar me forcë aktet e dhunës në protesta, nuk ka patur asnjë shenjë të afrimit të pozicioneve të palëve. Kryeministri ka mohuar në mënyrë kategorike dorëheqjen, apo dhe mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve vendore. Për opozitën, çdo zgjidhje duhet të kalojë në mënyrë të pashmangshme përmes largimit të zotit Rma nga drejtimi i Qeverisë. Edhe sot në mbrëmje Basha përsëriti se “Ka vetëm një rruge për ta zgjidhur, politikisht, përndryshe e gjithë fatura do jetë për Edi Ramën”, duke shtuar dhe një herë se “populli është bashkë për të çuar deri në fund betejën, të vendousur dhe të qartë”.

*Zëri i Amerikës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular