BallinaKronikeFrikë dhe panik gjatë fluturimit Tiranë-Romë, shqiptari rreh babain dhe kërcënon me...

Frikë dhe panik gjatë fluturimit Tiranë-Romë, shqiptari rreh babain dhe kërcënon me armë

Një avion i linjës Tiranë-Romë ka bërë ulje të detyruar pas një incidenti të regjistruar në avion.Një 30 vjeçar shqiptar, pasagjer në avion ka sulmuar fizikisht babain e tij që e shoqëronte në udhëtim. Një menaxhere ndërhyri për ta qetësuar. Pastaj avioni u ul në Pescara, ku shqiptari tridhjetë vjeçar u arrestua, ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

Dyzet minuta frikë për pasagjerët e fluturimit Blue Panorama Express nisën në orën 16.45 nga Tirana ndërsa fluturonin drejt aeroportit Fiumicino të Romës.

Një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, disa minuta pas nisjes, filloi të bërtiste dhe kërcënonte udhëtarët.

Pastaj u kthye ndaj babait të tij që e kishte të ulur ngjitur dhe fillo ta godasë në fytyrë pa ndalur.

Disa pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ndërhynë për të qetësuar atë, por kjo e acaroi dhe më tepër të riun.

Duke parë aktet e dhunshme të 30 vjeçarit ndaj babait të moshuar dhe kërcënimet u përsëritën në mënyrë të rrezikshme, ndërhyri edhe një pasagjer aty pranë, Simona Gori, menaxhere e përgjithshme e kompanisë italiane Consulcesi Group, e cila arriti ta qetësonte atë, duke e bërë të flasë për problemet që i riu kishte.

Avioni pastaj u ul në Pescara, ku 30 vjeçari shqiptar u arrestua dhe babai i tij u dërgua menjëherë në spital.

 “Fillimisht isha pak e frikësuar sepse ky djalë i kërcënoi pasagjerët duke thënë se kishte një armë. Ai ishte shumë i shqetësuar, bërtiste me zë të lartë, e goditi babanë e tij në fytyrë duke u përpjekur ta ndalonte. Ai vetë bërtiti duke kërkuar ndihmë nga gratë italiane që ishin në fluturim “, thotë Simona Gori.

“Ai tha se kishte një borxh prej 40 mijë euro dhe se i kishin rrëmbyer gruan. Unë vendosa të ndërhyja, e pyeta se si mund ta ndihmoja, e pyeta që të më tregonte historinë e tij”, shton ajo.

“Ishin minuta paniku, u përpoqa ta shpërqëndroj atë djalë, madje ta shpërqëndroja edhe nga babai i tij i moshuar që vazhdonte të rrihte. I ofrova ujë, i shpjegova se nuk kisha para me vete, por mund të flisnim për atë që kishte ndodhur.E pyeta komandantin nëse mund të ulesha pranë tij për të folur më mirë, por ai nuk më dha leje. Kishte shumë tension dhe frikë mes pasagjerëve kur ai njeri filloi të ngjitej mbi ulëset në fund të avionit. Në fund u ulëm në Pescara, gjashtë policë u ngjitën dhe e morën atë “.

E gjithë kjo aventurë e keqe fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Avioni më pas u largua nga Pescara dhe u ul në Fiumicino në orën 19:30.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular