BallinaAktualitetLubonja: Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Dy hapat që duhet të...

Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Dy hapat që duhet të ndjekë opozita veç protestave

Analisti Fatos Lubonja thotë se ajo që ndodh në protestat e opozitës nuk është dhunë, duke theksuar se ky regjim nuk mund të rrëzohet në mënyra të tjera.

I ftuar në studion e “News 24”, Lubonja thotë se ndërkombëtarët përsërisin të njëjtin avaz me thirrjet për dialog, ndërkohë që mbështesin qeverinë.

Ai thotë se vendi ka nevojë për parti të majta të vërteta.

Lubonja tregon edhe dy hapa të tjerë që duhet të ndjekë opozita për të krijuar besim tek njerëzit.

Fatos Lubonja: Kur e pashë atë të parë me flamuj amerikanë, evropianë e tullumbace thashë kjo është kot se për tullumbace këta nuk duan t’ia dinë fare, se tullumbace janë vetë. Nuk duan t’ia dinë për propagandë. Duhet të kemi parasysh dhe faktin që këta ndërkombëtarët i bien të njëjtit avaz, dialog. Mbështesin më shumë qeverinë. Nuk ka ndonjë shpresë nga këto lloj protestash. Këtu nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe për krim që thonë se shteti ka edhe korrupsion. Ka politikanë që qeverisin, por ka edhe të korruptuar midis tyre. Ka shtet, ka edhe krim të organizuar midis tyre. Unë jam i mendimit që këtu nuk është korrupsion. Këtu, korrupsioni është i integruar me sistemin. Këtu kemi një regjim që duhet rrëzuar, i cili kërkon mjete më të forta se dialogu apo zgjedhjet, sepse zgjedhjet nuk mund të ketë. Opsioni i dhunës, është një opsion që bën kambanë alarmi.

I qëndron asaj që kam thënë herë pas here. Kam bindjen sikur të kishin bërë kaq dhunë edhe studentët, Rama ikte sot. Ndërsa këtu, këta e përkthejnë si dhunë e cave që kanë frikë nga drejtësia. Dhunë e cave që duan të marrin pushtetin të bëjnë si ne. Në këtë aspekt, duhet kapërcyer ky moment.

Për mua ka pak dhunë, s’ka dhunë fare. Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë. Kjo është qartazi që këta janë më të dhunshmit. Ky është sistemi më i dhunshëm. Të fusësh fadromat e të shkatërrosh shtëpitë e njerëzve, e një mijë e një gjëra, dhunë strukturore, dhunë e regjimit, mos të kesh një drejtësi që të të mbrojë nga kjo. Ça doni ju më shumë? Të të vrasin dhe të të fusin nëpër burgje? Ky është një burg i madh. Thonë ose ikni nga Shqipëria ose na u nënshtroni ne. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë lloj shprese që të kthehen dhe të mendojnë këta që e kanë çuar deri këtu këtë vend.

Një nga alibitë që ka Edi Rama është ajo se pak a shumë kjo ka ndodhur në Shqipëri, kanë bërë dhunë ca parti, kanë marrë pushtetin, nuk kanë punuar për interesin e popullit. Kështu bëri dhe Rama me 21 Janarin, pra dhunë e cila instrumentalizohet zemërimi i njerëzve ose manipulohet një zemërim për qëllime që pastaj tradhtohen dhe nuk ndryshon asgjë.

Unë i mbetem i mendimit që këtu duhen parti të majta të vërteta që të përfaqësojnë popullin e pa përfaqësuar. Ata që protestojnë janë viktima, por ata që protestojnë me një koshiencë të madhe ideologjike se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë duan të arrijnë. Dhe jo me atë ta marrë unë dhe nesër do të bëj unë siç kanë bërë këta.

Ata janë njerëz janë të zemëruar sepse të mbledhësh gjithë ato njerëz nuk është gjë e vogël. Presin një ndryshim. Ku ka të majtë dhe të djathtë këtu. Partitë tona janë të gjitha të djathta ekstreme, s’ka të majta e të djathta. Është alibi që përdorin këta politikanë për t’i mbajtur njerëzit në pseudoprobleme. Problemi i vërtetë është një grusht njerëzish që kanë kapur shtetin bashkë me kriminelët dhe duhen çliruar nga ata. Siç ishte nomenklatura komuniste dikur. E njëjta gjë duhet.

Bashkë me këto protesta, të shkojnë edhe në prokurori. Po të shkojnë edhe tek këta oligarkët. Mbrapa Sahatit i vunë flakën dhe tani po gërmojnë. Shkojnë t’i shkatërrojnë edhe ata dhe të thonë që nuk janë me ne. T’i shkatërrojnë ato makinat aty. Këta janë që vjedhin votat. Pse i lë këta? Apo të bashkëpunosh nesër me ta?! Kështu krijon besim tek njerëzit. Le ta shikojnë kush është më i fortë po të ketë besim populli që vërtet nuk do të grabiten kështu nga këta njerëz. Njerëzit nuk besojnë se thonë këta janë të fortë, kanë policinë. Edhe policët janë skllevër këtu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular