BallinaKryesoreSamiti i Parisit/Të dërguarit specialë të presidentëve Macron e Merkel, mbërrijnë në...

Samiti i Parisit/Të dërguarit specialë të presidentëve Macron e Merkel, mbërrijnë në Prishtinë

Përpara Samit të Berlinit ditën e sotme mbërin në Prishtinë një delegacion i lartë gjermano-francez. Të dërguarit e presidentëve Macron dhe Merkel do të zhvillojnë takime me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe dy udhëheqësit e ekipit negociator Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn. Gjithçka bëhet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik të këtij viti.

Këtë vizitën të nivelit të lartë e ka konfirmuar edhe këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, sipas të cilit në këtë takim do të diskutohet për takimin e Parisit, shkruan gazeta “Zëri”.

“Një delegacion ndërqeveritar të hënën do të qëndrojë më Prishtinë dhe do të pritet nga z. Ramush Haradinaj. Në takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike, sigurisht edhe për dialogun, por mbi të gjitha për takimin e Parisit”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka njohuri se cilët zyrtarë tjerë shtetërorë të Kosovës do t’i takojnë përfaqësuesit francezë dhe gjermanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular