BallinaKryesore1977/Diskutimi në parti për luftën kundër miut

1977/Diskutimi në parti për luftën kundër miut

Nga Kastriot Dervishi

Mbledhje e sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 24.10.1977, u ndal edhe në probleme të çështjeve  bujqësore. Sikur të ishin specialistë bujqësie, shokët e nivelit më të lartë drejtues hynin në hollësi të tilla si çështjet e përqindjes së sheqerit në panxhar, jetesës së miut etj. Udhëheqësi i madh jep urdhër të luftohet miu.

Pjesë nga debati në sekretariat

Hekuran Isai: Diçka desha të thosha edhe panxharin. Gjendja nuk është e mirë shoku Enver, nga 12% e rrezes që parashikohej sheqerit, del 11.01-11.2%. në prodhimin total të panxharit ka 48.000 ton deficit.

Enver Hoxha: Po pse del kështu? Koha është shumë e mirë dhe kur është shumë e mirë, rrezja e sheqerit është e koncentruar, kurse moti është i keq, panxhari mufatet, vëllimi është vërtet më i madh, po rrezja e sheqerit është më e vogël.

Hekuran Isai: Ata e shpjegojnë këtë me thatësirën e madhe që bëri. Panxhari nuk i zhvilloi gjethet dhe me gjithë ujitjen që iu bë, ajo nuk e kompensoi problemin e rrezes së sheqerit.

Enver Hoxha: Në qoftë se është ashtu, s’ke ç’të thuash.

Hysni Kapo: Por duhet parë dhe lufta kundër miut. Kjo është e rëndësishme.

Hekuran Isai: Po, po edhe miu ka bërë shumë dëm në panxhar.

Enver Hoxha: Pse nuk e luftojnë miun?

Hekuran Isai: Më thanë se nuk kanë pasur fare ilaç kundër miut. Edhe tani akoma nuk kanë sjellë nga jashtë. Unë nuk gjeta asnjë kokërr panxhar që të mos ishte dëmtuar nga miu.

Enver Hoxha: Duhet sjellë patjetër dezinfektues, ndryshe e lëmë sheqerin ta hajë miu.

Hekuran Isai: Po, dhe kjo është një sasi e madhe panxhari që është ngrënë nga miu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular