BallinaAktualitetDosja 339, Agron Duka: Ka përgjime ku flet edhe Rama

Dosja 339, Agron Duka: Ka përgjime ku flet edhe Rama

Agron Duka, i ftuar në “Top Talk” foli për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Duka tha se Vangjush Dako nuk është i vetëm në këtë skandal. Sipas aleatit të Bashës, gjithçka është bërë me bekimin e kryeministrit Edi Rama.

“Rama gjatë gjithë kohës ka mbajtur në krah Dakon. Nuk e ka bërë Dako, e ka bërë ky. I kam parë me sytë e mi dhe një nga problemet ka qenë që të mos kalojë Agron Duka. Ramën dhe Dakon nuk i ndaj. Jam i sigurt që nëse këto përgjime do vijojnë, do të ketë edhe përgjime ku ka dalë Rama. Prokuroria është e kapur dhe po bën lojën e mazhorancës”, deklaroi Duka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular