BallinaAktualitetIsh-kryeministri Berisha: Pesë fakte që provon “Bild” për…

Ish-kryeministri Berisha: Pesë fakte që provon “Bild” për…

Në një reagim të dytë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” mbi grupin e “Avdylajve” në Shijak dhe lidhjet e tyre me kryebashkiakun e Durrësit, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gazeta gjermane ka bërë zbulimin më shokues të tre dekadave të fundit.

Berisha shkruan se përgjimet rrëzojnë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndërsa shton se gazeta provon që “kryeministri Edi Rama, është skllav i mafies”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Çfare provonje regjistrimet e publikuara sot nga gazeta Bild!

Miq, gjashte regjistrimet e publikuara sot nga e famshmja gjermane Bild shenojne zbulimin me klamoroz dhe shokues te tre dekadave te fundit.

Ato regjistrime qe se bashku shkojnë rreth 11 minuta flasin me shume se 100000 faqe dëshmi shikuese per lidhjet e tmerrshme te Edvin Kristaq Rames me krimin, sistemin e kakistokracise te instaluar prej tij ne Shqiperi.

Keto regjstrime para se gjithash:

1- Rrezojne perfundimisht zgjedhjet parlamentare te vitit 2017. Ato faktojne ne menyren me te pakundershtueshme se rezultatin e tyre nuk e percaktoi vullneti i lire i qytetareve por blerja e votes, diktati dhe terrori i vrasesve dhe trafikanteve boseve mafioz ndaj tyre. Pta mandatet e narkomazhorances qendrojne mbi krimin, drogen, terrorin dhe dhunen e bandave vrasese te mafies shqiptare.

Nga bisedat del e qartë si drita e diellit se janë vrasësit, trafikantët të cilët organozojne fushaten elektorale te PS, jane po ata qe urdhërojnë zyrtaret, drejtoret lokal dhe qendrore te saj, kryetaret e Bashkive etj. Jane keta vrases si Astrit Avdyli qe bejne listat e deputeteve dhe te kryetareve te qeverive vendore, qe kercenojne, shperndajne parate per blerjen e votes dhe bejne gjithçka siç shprehen per ti dhene kreut te tyre Edvin Kristaq Krimi rezultatin 10 me 0.

Regjistrimet e publikuara nga Bild gjithashu

2- faktojnë me dokumente zyrtare te pa kundërshtueshme se Partia Socialiste nga kreu ne baze është parti e krimit, është narkoparti ne te cilen vendimet me te rëndësishme i marrin vrasësit, trafikantet dhe se,

3- Shteti i ndërtuar nga kjo parti është mirëfilltës narkoshtet ne te cilin duke filluar nga drejtoret, qeveritaret vendor dhe qendrore gjer tek zyrtaret e tjere narkopolicia, narkoprokuroria narkogjykatesit dhe krye kreu i tij Edvin Kristaq Krimi bashkpunojne ngushte me vrases trafikante bos te mafies, te cilet bejne ligjin e tyre dhe njëlloj si ne nje narkoshtet tipik vendosin për nomenklaturën e tij dhe marrin çdo vendim per gjthçka tjeter.

4-keto regjistrime faktojnë ne menyre perfundimtare se Edvin Kristaq Rama eshte jo vetem koka por dhe skllav numër një i mafies dhe krimit dhe se ai per shkak te lidhjeve te tmerrshme qe ka meto ne asnje menyre dhe kurr nuk mund te jape dorheqjen

Se fundi, keto regjistrime faktojne ne menyre te plote dhe perfundimtare kauzen e drejte te opozites dhe rendesine jetike te ngadhenjimit te saj me çdo kusht dhe çmim per te shpetuar te ardhmen tone dhe nxjerre ate nga honet e mafies dhe narkoshtetit ne rrugen qe shqiptaret meritojne! sb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular