BallinaKronikeMos e besoni po deshët! Prokuroria nis hetimet për rrjedhje informacioni për...

Mos e besoni po deshët! Prokuroria nis hetimet për rrjedhje informacioni për përgjimet e “Bild”

Dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë nxjerr mesditën e sotme një urdhër që i ndalon mediave shqiptare që të publikojnë materiale nga dosja 399, me pretendimin se po rrezikohen hetimet. Vendimi është bërë publik pas deklaratave të Arta Markut dhe Donika Prelës, se po hetohen me shpejtësi dosjet 339 dhe 184.

Gazeta ‘Bild’ publikoi sot pesë audio-përgjime të dosjes ‘339’ që vërtetojnë akoma edhe më shumë lidhjet e Vangjush Dakos, kryebashkiak i PS në Durrës, dhe zyrtarëve të tjerë socialistë me bandën Avdylaj.

Por sipas Prokurorisë, publikimi i këtyre materialeve, që kanë dy vite në zyrat e saj, do të cënonte hetimet.

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Urdhërojmë

Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

Ngarkohet me ekzekutimin e këtij urdhri Koordinatori për Mediat në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Subjektet e procedimit penal, avokatët mbrojtës, etj, të cilët për shkak të cilësisë së tyre njihen me aktet e procedimit penal Nr.339, të vitit 2016, ndalohen t’i bëjnë publike ato.

Shkelja e këtij urdhri, personat përgjegjës i ngarkon me përgjegjësi penale, sipas nenit 295/a/3 të K.Penal.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular