BallinaSportAkuza për përdhunim/Publikohet video e sherrit të Neymar me modelen në hotel

Akuza për përdhunim/Publikohet video e sherrit të Neymar me modelen në hotel

Neymar vijon të jetë në qendër të skandalit seksual ku akuzohet se ka abuzuar me një modele, emri i së cilës është Najila Trindade Mendes de Souza. Ylli i PSG e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se janë gjëra normale që ndodhin mes një çifti por video e fundit e publikuar nga mediat braziliane tregon qartë se mes tyre ka pasur një përplasje fizike.

Në video, të dy shfaqen në një moment teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore. Në fakt duket qartë se modelja nuk ka qenë aspak e qetë, madje ka qenë ajo e cila ka filluar të godas Neymar, pikërisht nga ky detaj është kapur fortë dhe babai i sulmuesit brazilian: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Neymar është ai që u sulmua. Ajo e provokoi, është shprehur babai i futbollist të PSG.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular