BallinaAktualitetFOTO/ “A kom handshake më të mirë”- Gafa e Gent Cakajt në...

FOTO/ “A kom handshake më të mirë”- Gafa e Gent Cakajt në grupin e mediave

Pak minuta pas ardhjes së një njoftimi nga Ministria e Jashtme në lidhje me takimin e Ministrit në detyrë Gent Cakaj, me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, mbërriti edhe një koment i vet Cakajt, ku shprehte pakënaqësi për fotot.

Ministri shkruan nëse kishte një foto më të mirë me shtrëngimin e duarve me kryediplomatin holandez.

Kaq u desh, që në grupin e Whatsapp të shpërthenin komentet nga gazetarët. Ministri i zënë ngushtë nga situata, nuk veproi shpejt për të fshirë mesazhin, por ndryshoi edhe emrin e grupit të Ministrisë së Jashtme nga MPEJ Media në “Stop”.

Pak më vonë u fshi edhe mesazhi dhe pak sekonda më vonë, gazetarët nuk mund të komentonin më. Me sa duket, ministri në detyrë Cakaj kujdeset shumë për të vëzhguar edhe fotot dhe deklaratat që u shkojnë mediave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular