BallinaOP EDPërgjimet, qeveria dhe krimi

Përgjimet, qeveria dhe krimi

Nga Paulin Marku

Kupola politike që drejton vendin është e lidhur fuqimisht me klanet mafioze ,prandaj ajo s’mund ti luftojë dhe eleminojë ato. Në këto momente është shumë e domosdoshme që të goditet kupola politike e cila mbron, bashkëpunon dhe drejton me këto klane mafioze, në të kundët situata do të përkeqësohet e rëndohet, ku të rinjtë , njerëzit e ndershëm po pregatiten te largohen një ditë e me parë nga Shqipëria.. Njëkohësisht duhet të shpërbëhen lidhjet e fuqishme të kësaj mafie me kupolën e drejtimit të vendit, në të kundërt klanet mafioze do të fuqizoheshin ekstremisht duke sfiduar edhe vetë shtetin , i cili do të ishte çdo ditë e më i dobët dhe gjithnjë e më i inkriminuar. Nëse i gjithë mekanizmi mafioz i lidhur me kupolën qeverisëse s’do të goditet për vdekje tani, veprimet e ardhshme të kësaj mafjeje do të përcaktoheshin nga vendimet e kupolës së saj edhe s’do të ishte e largët dita kur kjo mafie do të luftonte kundër shtetit ,nëse ajo do të ndjente se shteti i vënë nën presion ndërkombëtar do të vepronte kundër tyre. Ata më konkretisht, siç ka ndodhur në vënde të tjera të cilat para shumë vitësh kanë pasur të njëjtën situtuatë mafioze, do të fillonin të vepronin kundër policëve, prokurorëve, gjykatësve deri edhe kundër politikanëve të ndershëm, biznesmenëve apo gazetarëve që do të cënonin eventualisht veprimtarinë dhe ekzistencën e tyre. Madje drejtuesit e klaneve mafioze të krimit, të korrupsionit dhe kanabisit, s’do të ishte aspak çudi që pasi të kenë siguruar pozicionet e tyre politike në parlament të bashkoheshin me njëri tjetrin për të siguruar pjesën kontrolluese për të diktuar,influencuar në formimin e qeverisë me emrat e drejtuesve në ministri deri te kryeministrit.. Në këtë betejë roli i ndërkombëtarëve është i rëndësishëm, për të bërë publike lidhjet e klaneve mafioze me kupolën politike dhe denoncimin me emra konkretë të kupolës politike mafioze. Prandaj pas deklaratës së fortë të ndërkomtarëve , shqiptarët presin qëndrimin realist e të fortë që bën publike lidhjet e klaneve mafioze me kupolën politike dhe emrat konkretë të personave të kupolës politike të implikuar. Shqipëria është në rrezik!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular