BallinaAktualitetArtur Zheji: Meta i hoqi kapsollën minës me sahat që do pëlciste...

Artur Zheji: Meta i hoqi kapsollën minës me sahat që do pëlciste më 30 Qershor

as vendimit të presidentit të Republikës Ilir Meta për të anulluar 30 Qershorin si datë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka ardhur edhe reagimi i analistit Artur Zheji.

Sipas këtij të fundit, presidenti i hoqi kapsollën minës me sahat.

“Kemi të bëjmë me heqjen e kapsollës si një minë që do pëlciste në 30 qershor. Kemi një të papritur pozitive. Nëse Rama thoshte nuk ka ça të bëjë se 30 qershori është kushtetues, nuk e kam vendosur unë, po ai. Kryeministrit i hiqet pengesa dhe të shpresojmë në sinqeritetin e tij, që e bënte jo llogjik në vendimmarrjen e tij. Ai sot nuk ka asnjë vendim kushtetues. Ky është një zhbllokim mendor, që 30 qershori ishte një mal i pakapërcyeshëm.

Isha shumë i befasuar nga masiviteti i protestës. Me një ditë për qejf të qytetarëve njerëzit kanë zgjedhur të jenë në protestë. Ka një rrugë paralele, e cila negocion, me apo pa sukses. Unë nuk kam informacion se ekziston një marrëveshje që pasoi vendimin. Unë mendoj se presidenti minës me sahat i hoqi kapsollën, u shpreh Zheji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular