BallinaBotaHapet xhamia e parë në Athinë!

Hapet xhamia e parë në Athinë!

Për dekada të tëra ka pasur një debat të madh dhe polemika të ashpra, nëse duhet lejuar hapja e një xhamie në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Por duket se më në fund edhe në një vend si fqinji ynë ku radikalizmi fetar ka qenë politikë shtetërore kanë fituar zërat liberal të bashkëjetesës fetare, të cilët tashmë pasqyrohen edhe zyrtarisht nga qeveria Tsipras.

Kështu mediat vendase në Greqi, kanë pasqyruar lajmin e bujshëm të inaugurimit të xhamisë së parë e cila do të hapet për lutjen e besimtarëve në muajin shtator.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Costas Gavroglou, duke dëshmuar qëndrimin e autoriteteve për këtë hap të ri. Kjo xhamia është ndërtuar në zonën e Votanikos. Vendimi i qeverisë greke për të çuar deri në fund punë për ndërtimin e xhamisë vjen në kontekstin e një qëndrimi ndryshe që kabineti i Alexis Tsipras ka mbajtur edhe ndaj Kishës Ortodokse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular