BallinaAktualitetJa pse qytetarët e Kurbinit do t’i bashkohen sot protestës popullore

Ja pse qytetarët e Kurbinit do t’i bashkohen sot protestës popullore

Opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e tetë kombëtare sot në orën 19:00 para kryeministrisë. Kryetari i PD Kurbin, Behar Haxhiu, u shpreh në një prononcim për gazetën RD se, mesazhi kryesor është pjesmarrja masive e qytetarëve kurbinas. Kriza politike që ka mbërthyer vendin duket se është drejt stabilitetit të saj, nga grahmat e fundit të kësaj qeverisje. Provat e publikuara nga shtypi janë të pashmangshme që tregojnë lidhjet e forta të krimit me qeverisjen, ardhja e saj në pushtet me blerje të votave.

Më tej Haxhiu ka thënë se qytetarët revoltuar kurbinas dhe jo vetëm do t’i bashkohen protestës së madhe popullore në kryeqytet, me kushtin e vetëm largimin e qeverisjes së kalbur. Behar Haxhiu ka sjellë në vemendje një fakt mjaft domethënës, që tregon nervozizmin e qyetarëve, ajo që flet me pozitivitet të opozitës në Kurbin, janë dhe sondazhet e publikuara në rrjetet sociale. Barometri tregon humbje të thellë të të majtëve, nëse zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin me 30 qershor, ndërmjet dy kandidatëve, dhe më konkretisht të përzgjedhurës aktuale, dhe një kandidati tjetër nga opozita. Kjo dëshmon qartë se pushteti i tyre është drejt fundit, dhe mbështetja jonë është e madhe, madje dhe nga ndërkombëtarët, ndaj asnjë hap pas- ka përfunduar prononcimin e tij kreu i PD-së në Kurbin Behar Haxhiu.  Ahmet ZANI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular