BallinaAktualitetManjani: Vendimi i Metës i sforcuar, por zgjidhja e duhur. Se mendoj...

Manjani: Vendimi i Metës i sforcuar, por zgjidhja e duhur. Se mendoj dot Kryeministrin si puçist

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar të sforcuar vendimin e Metës për të çdekretuar datën e zgjedhjeve, por në gjykimin e tij kjo ishte zgjidhja e duhur që më në fund dha Presidenti.

Në një postim në facebook, Manjani shkruan: “Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një proçesi politik. Ndaj them “e sforcuar”. Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje”.

Nga ana tjetër, shton Manjani, Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe s’mund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje.

Për ish-Ministrin, tani është momenti të fillojnë konsultimet për një datë të re dhe shpreson që këto konsultime të prodhojnë dhe dialogun e munguar.

Sa për deklaratat e Ramës se zgjedhjet do të bëhen me 30 qershor edhe pa dekret, Manjani shprehet: “Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS…Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh…Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular