BallinaAktualitetFOTO/ Skandali! I dënuari për blerje votash, fushatë për PS-në

FOTO/ Skandali! I dënuari për blerje votash, fushatë për PS-në

I dënuar me vendim gjykate, por vijon të bëj sërish fushatë për Partinë Socialiste. Ky është rasti Arben Markut, i dënuar për korrupsion në vitin 2017, për që vijon të jetë në krah të figurave më të larta të PS në Vorë.

Ai promovohet dhe nga deputeti i kësaj zone, Sadi Vorpsi, i cili e ka në shtabin e tij elektoral. Arben Marku, që ka qenë dhe krahu i djathtë i Belinda Ballukut, edhe pse i dënuar nga gjykata, për korrupsion në zgjedhjet e fundit, vijon të bëjë fushatë për mazhorancën, shkruan Dosja.al.

Marku është i vetmi rast që është dënuar nga gjykata për krim elektoral në 2017, por socialistët nuk e largojnë nga radhët e tyre dhe e kanë afruar më shumë duke e ngjitur në postet me të larta. Dhe pse të vetëm në zgjedhje sërish socialistët mbajnë afër një njeri që është dënuar për vjedhjen e votave.

Sipas Dosja.al, Arben Marku ka qenë pjesë e shtabit të Ballukut në zgjedhjet e 2017 në Vorë, pasi kjo e fundit ka qenë e dërguara e PS për këtë Bashki.

Po ashtu Balluku është kapur dhe në Kuvend duke shkëmbyer mesazhe me deputetin e PS, Sadi Vorpsi, duke bërë planin si të hiqnin nga bashkia e Vorës, kryebashkiakun e PD, Fiqiri Ismaili.

VENDIMI I GJYKATËS:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular