BallinaAktualitetNjeriu që trazoi politikën, u lirua 3 vite më parë nga burgu....

Njeriu që trazoi politikën, u lirua 3 vite më parë nga burgu. Dy personat që vlerësuan Avdylin u hetuan për ekspertim të rremë

Në mars të vitit 2016, 3 vite më parë, njeriu që sot po trazon politikën, Astrtrit Avdyli, është nxjerrë nga qelia me arsyetimin se ishte sëmurë dhe kishte probleme të rënda psikologjike.

“Duke i kthyer çështjes objekt shqyrtimi, ka rezultuar nga aktet e fashikullit se qëndrimi i mëtejshëm në burg për të gjykuarin rrezikon seriozisht jetën e tij dhe në kushtet kur jeta e tij rrezikohet, është e domosdoshme që i dënuari të trajtohet në kushte materiale e morale që i sigurojnë atij jetën, shëndetin e dinjitetin njerëzor.

astrit avdyli

Kolegji vëren se ambienti i burgut për disa kategori të caktuara personash me probleme të shëndetit mendor dhe gjendjes së tyre të rënduar psiko-fizike, moshës, gjinisë, nivelit arsimor, kushteve të burgimit, lidhjeve familjare dhe afektive, mund të shkaktojë një gjendje anomie tek individë të caktuar, duke sjellë pasoja psikologjike dhe të sjelljes, që herë-herë mund të jenë edhe të rënda dhe të papajtueshme me regjimin e vuajtjes në burg”, argumentonte kështu Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, vendimi për lirimin e Astrit Avdylajt, pas dënimit me 16 vite burg për shkaqe të shëndetit mendor, ishte dhënë fillimisht nga Gjykata e Lezhës, por ky vendim është rrëzuar nga Gjykata e Apelit Shkodër. Duke arsyetuar se të njëjtët ekspertë, për të njëjtin rast kanë dalë në përfundime të ndryshme, Apeli i Shkodrës e ka kthyer në burg Astrit Avdylin. “Gjykata e Apelit Shkodër ka caktuar ekspertë dhe ka administruar akt të ri ekspertimi në vitin 2015. Sipas këtij akti, nga qëndrimi në burg, kërkuesit i rrezikohet jeta.

gjykata e larte

Ndërkohë, me një aktekspertimi shtesë, të njëjtët ekspertë kanë konkluduar se me një trajtim adekuat, kërkuesit mund të mos përbëjë rrezik për të tjerët”, shkruhet në vendim. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, mësohet se dy ekspertët që kanë bërë aktin e parë në vitin 2006, që e nxirrnin Avdylin me probleme të rënda dhe që i duhej një trajtim tjetër dhe më i specializuar, të cilët ishin hetuar akt të rremë ekspertimi. Hetimi për këta ekspertë ishte mbyllur me pretendimin se nuk kanë kryer veprën penale dhe sipas Gjykatës, ky fakt ka rënë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular