BallinaAktualitetVideo/Rama braktiset në Peshkopi, Gjunkshi: Nuk mashtrohet Dibra, me karriget nga Tirana,...

Video/Rama braktiset në Peshkopi, Gjunkshi: Nuk mashtrohet Dibra, me karriget nga Tirana, njerëzit nga Burreli, Klosi e Bulqiza

Edi Rama është i braktisur totalisht nga shqiptarët. Treguesi i qartë ishte sot dhe në takimin që zhvilloi në Dibër. Në shëtitoren “Elez Isuf Ndreu” mësohet se nuk kanë qenë më shumë se 500 veta dhe se shumica prej tyre ishin të importuar nga Burreli, Klosi dhe Bulqiza.  Ah, po harruam dhe karriget nga Tirana!. Çudi e ndërsa Rama më kot mbante me gajret dibranët, zgjedhjet janë anuluar dhe asnjë shans kushtetues që ato të zhvillohen nuk ka. Në foto duken qartë karriget e ardhura nga Tirana si dhe në ca pamje që kanë mbërritur në startnews.al shihet dhe vargu i gjatë i makinave nga rrethet përreth për të mbushur takimin e kryeministrit në Dibër. Duket qartë braktisja që dibranët i kanë bërë Ramës, veçanërisht pas grabitjes së zgjedhjeve. Rreth takimit ka reaguar dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi i cili në rrjetin social FB shkruan se Me karrige nga Tirana dhe me njerëz të sjellë nga Burreli , Klosi e Bulqiza nuk mashtrohet Dibra .
Statusi i Xhemal Gjunkshit në FB
Këtej nga ne i thonë “Budallai smun të çmendurin”
Duhet të jesh budalla si Edi Rama që të mendosh se je mbi presidentin dhe mbi interesat e Shqiptarëve.
Duhet të jesh i sëmurë si Edi Rama që të mendosh se mund të bësh “votime” si në diktaturë.
Duhet të jesh i çmendur si Edi Rama që të mendosh se mund të shantazhosh , punonjësit e administratës , opozitën dhe popullin.
U bëjmë thirrje drejtuesve të institucioneve që të mos shantazhojnë administratën arsimore , shëndetësore dhe atë publike , për ti shkuar një të çmenduri nga pas në çmendurinë e tij prej psikopati…
Me karrige nga Tirana, karriget qe transporton krimi me parate e taksave paguesve dibrane dhe atyre shqiptare nga firma te cilat kane perfituar nga tenderat e marre nga pushteti dhe me njerëz të sjellë nga Burreli , Klosi e Bulqiza nuk mashtrohet Dibra .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular