BallinaSocialeKisha në Korçë strehon tre familje, termeti u shembi banesat

Kisha në Korçë strehon tre familje, termeti u shembi banesat

Kisha është kthyer në strehë për tre familje me fëmijë të vegjël dhe më të dëmtuara nga tërmeti në Vidohovë të Devollit. Shtëpitë e tyre janë dëmtuar thuajse plotësisht, ndërsa ata thonë se vetë janë të pamundur për të hedhur themele të reja për një çati mbi kokë.

Kisha ka hapur dyert për tre nga familjet më të prekura nga tërmeti 5.3 ballësh i 1 Qershorit në Vidohovë të Devollit.

Eglantina Hoxhalli ka gjetur aty strehë bashkë me tre fëmijët dhe nip e mbesë.

“Kemi rreth një javë që jetojmë këtu. Na sollën çadra, por ngaqë koha ka qenë e keqe, binte shi, ishte e pamundur të jetojmë me dy fëmijë të vegjël, 2 dhe 6 vjeç.”

Por sigurinë që i jep ambienti i kishës, familja Hoxhalli do ta ketë vetëm për një muaj. Më pas duhet të largohen.

Shtëpia është dëmtuar plotësisht, ndërsa në çadër ajo thotë se do ta ketë të vështirë të jetojë me fëmijët e vegjël dhe burrin në qeli.

“Jemi në qiell të hapur, shtëpitë na janë shkatërruar komplet. Nuk e dimë ku do të shkojmë dhe çfarë do të bëjmë. Këtu në kishë na kanë lënë vetëm një muaj, pastaj vetëm Zoti na pastë në dorë. Nëse shteti nuk merr masa jemi në rrugë të madhe bashkë me fëmijët.”

Nësë nuk do të ketë ndihmën e premtuar të shtetit për rindërtimin e shtëpisë, ajo thotë se nuk mundet tu sigurojë çati fëmijëve.

Me të ardhurat e saj mund të blejë vetëm një bukë në ditë.

“Të ardhurat e mia janë vetëm 30 mijë lekë të vjetra, po ti biesh llogarisë na takon vetëm një bukë në ditë.”

22 shtëpi rezultojnë të shkatërruara si pasojë e tërmetit në fshatin kufitar me Greqinë, por banorët nuk kanë pranuar të largohen duke i ngritur çadrat në oborret e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular