BallinaAktualitet“Nesër KQZ shqyrton kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc”

“Nesër KQZ shqyrton kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc”

I njohur si “njeriu i memeve”, Genc Sejko godet sërish. Ai ka ironizuar vendimin e sotëm të KQZ-së, e cila nuk pranoi vendimin e Presidentit Ilir Meta për çdekretimin e datës së zgjedhjeve. Duke u nisur nga zhvillimet në KQZ, Sejko me ironi shkruan se nesër ky institucion do të ketë në rend dite kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc.

Kujtojmë që KQZ vendosi të zhbëjë dekretin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u largua në mënyrë demonstrative nga mbledhja duke thënë se asnjëherë më parë dekreti i Presidentit nuk është vënë në diskutim. Mbledhja u drejtua nga nënkryetari Denar Biba, përfaqësues i PS që ka drejtuar mbledhjen.

Biba e quajti dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm dhe akuzoi Kreun e Shtetit se refuzon të zbatojë urdhërimin kushtetues për caktimin e një date zgjedhjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular