BallinaKronikeVriten 100 persona në një fshat

Vriten 100 persona në një fshat

Rreth 100 persona janë vrarë nga një sulm në një fshat në Mali, të banuar kryesisht nga grupi etnik Dogon.

Sulmi ndodhi në Sobame Da, pranë qytetit Sanga në rajonin e Mopti, raporton BBC.

Kohët e fundit në Mali ka pasur sulme të shumta, disa të shtyrë etnikisht dhe disa tjera të kryera nga grupe xhihadiste.

Qeveria e Malit tha se “terroristët e dyshuar” kishin sulmuar fshatin rreth orës 03:00 sipas kohës lokale. Të paktën 19 persona ende rezultojnë të zhdukur, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Asnjë grup nuk ka thënë zyrtarisht se është përgjegjës për sulmin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular