BallinaAktualitetKriza politike/ Andi Bushati: Jemi në një situatë që s’kemi parë gjë...

Kriza politike/ Andi Bushati: Jemi në një situatë që s’kemi parë gjë akoma

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komentoi situatën politike dhe deklaratat e sotme të Presidentit Meta, për arsyet që e shtynë të çdekretonte datën e zgjedhjeve.

Pavarësisht deklaratave të këtij të fundit për të qënë mbi palët, Bushati tha se Meta nuk është mbi palët.

“Unë besoj që Meta është palë duke njohur prejardhjen e tij, vjen nga LSI. Po ashtu duke njohur marrëdhëniet personale që ka me Ramën. Të mos harrojmë që nuk i ka dekretuar 2 ministra, nuk i ka dekretuar disa ligje fondamentale. Në optikën e tij Edi Rama është një e keqe për Shqipërinë”,- tha analisti.

Bushati dha një mendim të tijin edhe për vendimin e marrë nga Meta. “Politikisht do ta mbështesja. Juridikisht ka shumë interpretime”,- tha ai.

Sa për një dialog të mundshëm mes palëve dhe a ia ka dalë Presidenti t’i çojë ata drejt zgjidhjes, analisti u shpreh se si Rama ashtu edhe Basha e dinë që në Shqipëri fiton ai që bën “të fortin”, dhe po tentojnë të bëjnë pikërisht këtë gjë.

“Palët dinë atë që në Shqipëri fiton ai që bën gangsterin dhe të fortin. Po lëshove, po bëre të dobtin dhe tërhiqesh i pari humbet. Këtë lojë po luajnë. Kjo është një lojë asimetrike. Nuk dihet nësedo i shkojnë deri në fund kësaj kokëfortësie. Jemi në një situatë që s’kemi parë gjë akoma”,- shtoi Bushati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular