BallinaPolitike"Informacion për destabilitet”- Rama ironizon Metën: Ka informacione nga filxhani i Monikës,...

“Informacion për destabilitet”- Rama ironizon Metën: Ka informacione nga filxhani i Monikës, i doli 30-ta me kokë poshtë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një takim elektoral në Divjakë, nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Presidentin Ilir Meta.

Rama ironizoi me deklaratën e presidentit, i cili tha se kishte informacione nga organet ligj-zbatuese për destabilitet në protestën e 8 qershorit të opozitës. “Informacione nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 me kokë poshtë”, ka ironizuar Rama.

Kam informacione thotë Meta nga organet ligj-zbatuese, domethënë nga filxhani i Monikës që thotë se në fund të filxhanit duket një 30 kokë poshtë, madje që në datë 8, kishte dalë si teta si gjarpër që do t’i hante kokën dhe ky tha “ndaloni”. Këto ishin informacionet nga organet ligj-zbatuese”, tha kryeministri.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular