BallinaAktualitetPresidenti: KQZ ta zbatojë, dekretin e hedh poshtë vetem Gjykata Kushtetuese

Presidenti: KQZ ta zbatojë, dekretin e hedh poshtë vetem Gjykata Kushtetuese

Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pasditen e sotme është shprehur se dekreti është i detyryeshëm.

‘Dekreti i Presidentit për anulimin e dekretit të zgjedhjeve për 30 qershorin është marrë i bazuar në argumentet kushtetuese. Ai është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë. Akti i presidentit, referuar praktikës kushtetuese dhe argumenteve mbi bazën e të cilës është marrë, e bën dekretin e presidentit një akt me natyrë krejt të veçantë dhe askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese nuk mund të gjykojë.

Dekreti i Presidentit i është dërguar KQZ-së për zbatim dhe çdo akt tjetër është i ndëshkueshëm nga ligji.

Çdo aktor apo kushdo që është kundër këtij dekreti mund ta dërgojë atë akt në Gjykatën Kushtetuese apo gjykatë që mendojnë se mund të gjykojnë’, tha Dervishi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular