BallinaKryesorePS mbledh 55 firma, nis nesër procedurën për shkarkimin e Metës

PS mbledh 55 firma, nis nesër procedurën për shkarkimin e Metës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pritet të nisë nesër procedurën për  shkarkimin e Presidentit të Republikës. Burime nga PS, bënë me dije se janë mbledhur 55 firma deputetësh, 20 më shumë nga sa kërkohet sipas rregullores për të iniciuar procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Mësohet se deputetëve socialistë u janë bashkuar edhe disa deputetë të rinj që hynë në parlament pas largimit të PD dhe LSI. Kërkesa me firmat e 55 deputetëve pritet të depozitohet nesër në parlament.

Ndërkohë kujtojmë se sot parlamenti miratoi me 100 vota rezolutën kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular