BallinaShow BizzRita Ora dhe Prince Harry së bashku në një koncert bamirësie

Rita Ora dhe Prince Harry së bashku në një koncert bamirësie

Rita Ora  është bashkuar me Princ Harry në një koncert bamirësie për mbledhjen e fondeve për fëmijët me SIDA.

Ata  janë fotografuar së bashku  duke u përqafuar përpara eventit të madh, që u mbajt nga organizata mbretërore bamirëse Sentebale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare mbajti një koncert në Sentebale Audi Concert në Hampton Court Palace, në jugperëndim të Londrës.

Organizatorët konfirmuan se koncerti grumbulloi qindra-mijëra paund për organizatën e bamirësisë, që do të ndihmojë të rinjtë që janë diagnostikuar me  HIV/AIDS në  vendet afrikane të Lesotho, Botswana dhe Malawi.

“Jam shumë e lumtur, pak shi asnjëherë nuk lëndon njeri. Unë jam vërtet e lumtur që jam këtu dhe që kam mundësinë të mbështes dhe të përpiqem të mbledh sa më shumë para për këtë çështje të madhe”, – tha Rita pas takimit me princ Harry-n.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular