BallinaAktualitetArrestimet, paralajmërimi i Boçit: Ramës do t'i duket Librazhdi lule

Arrestimet, paralajmërimi i Boçit: Ramës do t’i duket Librazhdi lule

Në Elbasan edhe mbrëmjen e së shtunës (15 qershor) përpara drejtorisë së policisë qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë protestuar për lirimin e të arrestuarve.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Luçiano Boçi, i cili paralajmëroi se kryeministrit Rama, protesta në Librazhd do t’i duket lule.

Luçiano Boçi: Siç e shini qytetarët kanë ardhur disa herë pranë drejtorisë së policisë për të shprehur mbështetjen e tyre për të arrestuarit politik për kryetarët e degëve, ish-deputetin dhe qytetarët e tjerë. Njëkohësisht për të shprehur edhe vendosmërinë e tyre në përkrahje të kauzës për zgjedhje të lira, për largimin e Ramës. Rama duhet ta ketë të qartë se pritjet di ja rezervojmë akoma më të ashpra sesa Librazhdi, aq sa Librazhdi do ti duket lule. Nuk i ndalemi, hap pas hapi. Mos mendojë që me burgosje politike ai do stepë lëvizjen qytetare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular