BallinaAktualitetÇfarë tha dy ditë me parë?! Basha deklaratë për mbajtjen në burg...

Çfarë tha dy ditë me parë?! Basha deklaratë për mbajtjen në burg të krerëve të PD-së, qarkun e Elbasan

Basha del në nje deklaratë për mediat në orën 19, pas mbajtjes në burg të drejtuesve vendorë të PD-së, në Qarkun e Elbasanit.

Dy ditë më parë, ai dënoi arrestimin e tyre pas një proteste që organizuan në Librazhd. Në deklaratën për media ai ndër të tjera tha:
“Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:
Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë. Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:
Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama. Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular