BallinaSportMaurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Juventusit

Maurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Juventusit

Tashmë është zyrtare, Maurizio Sarri është trajneri i ri i Juventusit. Për të bërë publik këtë lajm ka menduar klubi bardhezi me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Pasi siguroi trofeun e tij të parë kontinental, Maurizio Sarri rikthehet në Itali, ku ka trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij. Nga tani dhe për 3 vitet e ardhme, do të drejtoj Juventusin”, lexohet në komunikatën për mediat.

Pengesa e vetme për transferimin ishte kthyer Chelsea por pas fluturimit të Paraticit, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, drejt Londrës gjithçka u mbyll me sukses. Pavarësisht se Sarri zhvilloi një sezon shumë të mirë në krye të bluve: Fitues i Europa League, finalist i EFL Cup, i dhuroi Chelsea një vend në Champions sezonin e ardhshëm, Sarri nuk e mori kurrë në kohë konfirmimin që dëshironte nga drejtuesit e Chelsea duke bërë që palët ti japin fund bashkëpunimit pas vetëm një viti.

Rikthimi i Sarrit në Serie A, mbi të gjitha në krye të Juves ka bërë shumë zhurmë në Itali për shkak të kaluarës së tij në krye të Napolit.

Sarri Postimi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular