BallinaKryesoreDhurata Çupi: BILD rrëzon sistemin kriminal shtetëror të blerjes dhe shantazhimit të...

Dhurata Çupi: BILD rrëzon sistemin kriminal shtetëror të blerjes dhe shantazhimit të votës në Dibër

Nga Dhurata Cupi

Jo vetëm që u manipuluan, por u vodhën e grabitën dhe u kërcënuan dibranët në zgjedhje.
Përballë një strukture kriminale të mirëorganizuar, ku shqiptarët ishin të pambrojtur, vota për opozitën, për cdo familje dibrane ishte sfidë ndaj kësaj strukture.

Këtë realitet e kam prekur vetë gjatë fushatës së 2017, ku banorët e kësaj zone ishin të shantazhuar e tregonin se sa frikë kishin të mos merrnin pjesë në zgjedhje dhe të mos deklaronin hapur votën e tyre. Mirënjohëse të gjithë atyre dibranëve që përballë këtij revanshi dhe shantazhesh kanë votuar me bindje alternativën tonë. Mirëkuptoj edhe të gjithë ata të shantazhuar që nuk kanë mundur të votojnë të lirë pasi janë detyruar të mbrojnë familjet dhe bukën e gojës së tyre. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2016, dhe në zgjedhjet parlamentare të 2017, ishte qartazi kriminalizim i votës së dibranëve.
Unë e kam denoncuar që në fillim, Partia Demokratike e ka denoncuar kriminalizimin e votës, u desh të dilnin përgjimet e Bild për vërtetuar gjithcka ne kemi thënë, pasi organi i akuzës ka heshtur për më shumë se dy vjet. Ajo cka ka ndodhur në Dibër në dy zgjedhjet e shkuara ishte akti i fundit i nje sistemi kriminal i ngritur në strukturën shtetërore. Ky sistem duhet dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.
Opozita ka një betejë të pandalshme për të siguruar zgjedhje të lira.
Ne bashkë me shqiptarët e ndershëm e të cliruar nga shantazhi do tia dalim.
Asnjë hap pas
Shqipëria#siEuropa#

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular