BallinaAktualitetPergjimet e Bild/Reagon Prela:Po prishet imazhi i prokurorisë, hetim për nxjerrje sekreti

Pergjimet e Bild/Reagon Prela:Po prishet imazhi i prokurorisë, hetim për nxjerrje sekreti

Pas publikimit të video përgjimeve të gazetës Bild, ka reaguar Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Në një njoftim për media, Prela ankohet se bërja publike e përgjimeve ka prishur imazhin e prokurorisë. Gjithashtu në njoftim thuhet, se është duke u hetuar për të zbuluar njerëzit që i kanë nxjerrë video përgjimet.

Ja deklarata e plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë

Tiranë, më datë 17.06.2019

NJOFTIM

Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të ‘Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete’ të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.  

DREJTUESI I PROKURORISË

DONIKA PRELA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular