BallinaAktualitetPërgjimi 11/Pjerin Ndreu drejtorit të Arsimit: Thuaji drejtorit te shkollës së Reçit...

Përgjimi 11/Pjerin Ndreu drejtorit të Arsimit: Thuaji drejtorit te shkollës së Reçit të deklarojë votën për PS, ndryshe

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017.

Në video përgjimin numër 11 është Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës, i cili i telefonon drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Dibër, Drini Gjeçit dhe i thotë të telefonojë drejtorin e shkollës së Reçit e ti bëjë presion, që të deklarojë votën hapur për PS.

PERGJIMI I PJERIN NDREUT

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular