BallinaAktualitetDeklarata/Krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën

Deklarata/Krijohet Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën

Edhe ne Vlore eshte krijuar Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën. Pjese e kesaj aleance jane te gjithe forcat politike te spektrit opozitare si i jane bashkuar dhe pjesemarres nga organizatat dhe shoqatat, si dhe nga shoqeria civile… intelektual dhe profesioniste te fushave te ndryshme…

Vlorë më 19.06.2019

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën

DEKLARATË

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën zhvilloi një takim të hapur, në të cilin, përveç drejtuesve të partive të Opozitës së Bashkuar për Vlorën, morrën pjesë edhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, të Medias, të Organizatave të Biznesit dhe Profesionistëve, si dhe Intelektuale të shquar të Vlorës!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, vlerëson me shqetësim të thellë krizën politike ku ndodhet vendi, rrezikun që i kanoset demokracisë dhe pluralizmit, si dhe stabilitetit të vendit nga tentativa e Edi Ramës për të zhvilluar një proces fals ne 30 Qershor.

Anulimi i Zgjedhjeve nga Presidenti e ka bërë këtë proçes tërësisht të paligjshëm dhe të pavlefshëm!Vazhdimi i veprimeve nga administrata zgjedhore dhe nga çdo institucion tjetër i bën ato përgjegjëse dhe bashkëfajtorë në përpjekjen e Edi Ramës për të falsifikuar pushtetin.

– Në kushtet, kur është provuar botërisht se parlamenti dhe qeveria janë produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar;

– Në kushtet kur, është asgjësuar Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, kur Edi Rama ka marrë nën kontroll dhe keqpërdor organet e drejtësisë dhe KQZ;

– Në kushtet kur, Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputete, pra nuk përfaqëson as numerikisht elektoratin;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje gjithë Qytetarëve Vlonjat të mos bëhen bashkëpunëtor të proçesit të 30 Qershorit, që synon eliminimin e pluralizmit politik dhe kthimin e vendit ne monizëm;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje çdo zyrtari të administratës zgjedhore, të administratës qëndrore dhe lokale në Vlorë, punonjësve dhe oficerëve të policisë, të mos bëhen pjesë dhe mbështetës në shkeljen e Kushtetutës dhe Ligjit;

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën, i bën thirrje Presidentit që, si garant i Kushtetutës, për të siguruar përfaqësimin e plotë të elektoratit, të shpërndajë Kuvendin dhe në konsultime politike të caktojë një datë të përshtatshme për zgjedhje të parakohshme!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë ne Vlorë, si një bashkim i Forcave Politike, i Organizatave dhe i Qytetarëve shpreh vullnetin dhe gadishmërinë maksimale:
– Për tu angazhuar me të gjitha energjitë për të ndërgjegjësuar qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend;
– Për të marrë të gjitha masat për të mbrojtur rendin demokratik;
– Si dhe për të çelur një dialog gjithëpërfshirës për hartimin e një platforme për ndryshime të thella politike në vend në mënyrë që t’i japim fund modelit autoritar e kriminal te pushtetit të Edi Ramës!

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për Vlorën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular