BallinaAktualitetKandidati për bashkinë Mirdite bën lëvizjen surprizë

Kandidati për bashkinë Mirdite bën lëvizjen surprizë

Është tërhequr nga gara kandidati i pavarur për Bashkinë e Mirditës Gjon Ndoj. Arsyeja e kësaj tërheqje sipas tij është bërë pas dekretit të presidentit Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ai i fton të gjithë qytetarët që do votonin për të, të mos shkojnë në votime pasi procesi tashmë është farsë . “Kush do të votonte për mua të mos shkojë në zgjedhje. Tërheqja ime është bërë për shkak se presidenti i shtyu zgjedhjet lokale të 30 Qershorit”, është shprehur Ndoj.

“Kur unë kam deklaruar kandidimin tim, situata politike ka qenë e qetë, por paskemi qenë të gjithë të gabuar, pasi e shohim se çfarë po ndodh, nëse do të ketë një datë tjetër unë do të jem në lojë. Unë nuk mund të jem fasadë e kryeministrit”, tha më tej Ndoj në një videomesazh për mirditorët.

Ndoj shton më tej se ai vendi po shkon drejt një diktature, dhe demokracia është në rrezik.

Tashmë për Mirditën mbetet në garë vetëm kandidati i PS Ndrec Dedaj, i cili kërkon mandatin e dytë në këtë Bashki. Ai është akuzuar nga demokratët për lidhje me bandat kriminale.

Vendimin e tij Ndoj e ka komunikuar dhe një njoftim në faqen e tij në Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular