BallinaAktualitetPrecipiton situata në Vorë, Policia mbyll brenda KZAZ-së qytetarët. Pritet të vijnë...

Precipiton situata në Vorë, Policia mbyll brenda KZAZ-së qytetarët. Pritet të vijnë dhe…

Policia e Shtetit ka mbyllur brenda KZAZ-së në Vorë disa simpatizantë të opozitës, pasi këta të fundit kishin hyrë me dhunë në ambientet e brendshme të godinës.

Situata përgjatë paradites së sotme ka qenë shumë e nxehtë në këtë zonë, edhe për shkak se Vora është konsideruar një nga bastioned e të djathtëve.

Në mbështetjeve të qytetarëve që janë mbyllur brenda në KZAZ pritet që të vijnë ish-deputetë të PD-së, me në krye Orjola Pampurin.

Për shkak të situatës së percipituar në këtë KZAZ ka qenë i pranishëm dhe drejtori i policisë vendore të Tiranës Rebani Jaupi, i cili vetëm pak çaste më parë është larguar prej aty.

Momenti kur Rebani Jaupi largohet nga KZAZ ne Vore

Kujtojmë se paraditen e sotme situata ka qenë mjaft e tensionuar në të gjitha bashkitë e vendit, të drejtuara nga opozita, pasi qytetarët mësynë godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe kërkuan lirimin e tyre. Në këtë moment ka pasur përplasje me policinë, ku në disa qarqe ka pasur dhe persona të plagosur.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular