BallinaKryesoreS'mbahet pushteti me arrestime dhe burgosje të opozites. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë urgjente

S’mbahet pushteti me arrestime dhe burgosje të opozites. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë urgjente

Nga Naim Hasani

Të dashur Miq,

Ndjehem i trishtur dhe i tronditur për zhvillimet më të fundit në Shqiperi, qe nga Shkodra deri në Sarandë.

Situata po shkon drejt nje degradimi te rrezikshem me pasoja të paparashikueshme për stabilitin politik të vendit. Duke degjuar pergjimet e nates se sotme besoj çdo shqiptar I ndershëm ndjehet i fyer dhe i vjedhur e padyshim, çdo qeveri me sadopak parime demokratike,nuk mund të qendronte në këmbe as nje orë.

Të insistosh në kushtet e sotme për të bere votime moniste eshte thjeshte nje marrezi qe mund ti kushtoje shume shtrenjte Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nuk mbahet pushteti me arrestime dhe burgosje të opozites. Ai qe duhet të propozoje zgjidhje dhe të ofroje kompromis deri në vetsakrifikim politik në kushte normale do të ishte kryeministri i vendit.

Kur degjon pergjimet rrenqethese, mund të thuash me ze të larte lutjen ZOT e ruaje Shqiperine nga kush dhe si jane drejtuar.

Shpresoj dhe besoj se Shqiperia sot nuk ka asnje rruge tjeter veç të vendosjes para drejtesise të gjithë atyre qe kane kryer kete shemtire elektorale dhe dhunim flagrant të parimeve themelore të demokracise siç eshte e drejta e votes se lire dhe demokratike.

E kunderta eshte e frikshme të mëndohet. Komuniteti nderkombëtarë duhet të nderhyje urgjente dhe të paanshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular