BallinaAktualitetSondazhi, shqiptarët kërkojnë arrestime pas përgjimeve

Sondazhi, shqiptarët kërkojnë arrestime pas përgjimeve

Shqiptarët kërkojnë arrestime pas publikimit të audio-përgjimeve të reja nga gazeta Bild. Këtë të mërkurë në emisionin Opinion, janë trajtuar këto përgjime, ndërsa qytetarët janë pyetur në rrjetet sociale.
A duhet të arrestojë prokuroria personat përgjegjës pas publikimit të shumë përgjimeve nga Bild? Nga sondazhi, ku votuan mbi 13500 njerëz, 11 mijë kërkojnë arrestime ndërsa pjesa tjetër janë kundër.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 10 audio-përgjime të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016.

Në këto audio-përgjime dalin emrat e ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri, deputetit Ulsi Manja, deputetit Xhemal Qefalia, ish-shefit të komisariatit Dibër Robert Aga, Ymer Lalës, përgjegjësi i OSHEE në Dibër Bekim Krashi dhe disa personave të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular