BallinaAktualitetBasha shpjegon 5 kolonat e aleancës mes Ramës dhe krimit: Përgjimet e...

Basha shpjegon 5 kolonat e aleancës mes Ramës dhe krimit: Përgjimet e Bild treguan se në Shqipëri janë…

Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë shtrirë si në kohë, ashtu edhe në të gjithë territorin e vendit. Praktikisht në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në mënyrë masive në të gjithë vendin.
Ky është përfundimi kryesor që i madh e i vogël, në Shqipëri dhe kudo në botë, nxjerr nga përgjimet e BILD dhe nga të gjitha skandalet e tjera të 6 viteve të fundit.
Përgjimet e BILD na dëshmuan në detaje përmasat, elementët dhe metodat e kësaj vjedhje.
1. Së pari, prej tyre mësuam se kupola e Organizatës Kriminale të Rilindjes në krye të PS nuk ka bërë asnjë lloj dallimi mes kriminelëve që ka përdorur. Ka mjaftuar që individi të jetë kriminel i aftë dhe i gatshëm të dhunojë dhe është bërë bashkëpunëtor i PS-së.
Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge.
Kanë bashkëpunuar me trafikantë qeniesh njerëzore.
Kanë bashkëpunuar me vrasës.
Kanë bashkëpunuar me grabitës.
2.  Së dyti, kjo aleancë Krim-Rilindje ka përdorur çdo mjet dhe çdo mekanizëm për të vjedhur votën.
Ata kanë blerë vota me para në dorë.
Kanë kërcënuar qytetarë për të votuar për PS-në.
Kanë dhunuar dhe kanë penguar nga votimi ata që nuk do të votonin për PS-në.
Kanë ndëshkuar ata që nuk u janë bindur
Çdo mjet i dhunshëm  dhe i paligjshëm është përdorur pa asnjë kufizim.
3. Së treti, aleanca Krim-Rilindje ka përdorur të gjithë administratën shtetërore dhe të gjithë aparatin shtetëror për vjedhjen e zgjedhjeve.
PS ka përdorur nëpunësit civilë
Ka përdorur nga drejtorët tek punonjësit e thjeshtë
Ka përdorur administratën qendrore dhe atë lokale
Ka përdorur institucionet e varësisë dhe të pavarura
Ka përdorur punonjësit e ndërmarrjeve publike
4. Së katërti, në vjedhjen e zgjedhjeve Aleanca Rilindje-Krim ka përfshirë gjitha nivelet partiake dhe shtëtërore:
Nga kryetari i parties, tek drejtuesi më i ulët
Nga kryeministri, tek cdo ministër e depute e zëvendës ministër
Nga aparatçikë patiakë, tek komisionerë zgjedhorë
5. Mbi të gjitha, Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Çdo gjë është bërë nën drejtimin e tij, me planifikimin, koordinimin, shtytjen  dhe kontrollin e tij.
Është Edi Rama ai që e ka bërë bashkë këta lukuni karakteresh dhe personazhesh  për të kryer një mision të përbashkët.
Nga përvoja e tij e gjatë e bashkëpunimit me trafikantë, pastrues parash, kriminelë dhe biznesmenë, ai ka fituar aftësinë si të përdorë pushtetin për të koordinuar dhe shkrirë interesat kriminale dhe korruptive me pushtetin politik dhe si ta bëjë pushtetarin të punojë me kriminelin.
Ky është gjenialiteti kriminal i Edi Ramës.
Sikurse u pa në Durrës dhe në Dibër, sikurse është parë në gjithë Shqipërinë, sot krimi, qeveria, dhe bizneset grabitqare janë shkrirë në një, janë kthyer në një sipërmarrje të përbashkët aksionere.

Brenda kësaj sipërmarrjeje, secili ka aksionet e veta, detyrat e veta dhe merr pjesën dhe përfitimin e vet. Por të gjithë veprojnë me një qëllim, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim të strukturuar kriminal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular