BallinaAktualitetTë majtët braktisin mbledhjen e Këshillit, Anjeza Shema: Keni lënë familjet pa...

Të majtët braktisin mbledhjen e Këshillit, Anjeza Shema: Keni lënë familjet pa ndihmë ekonomike

Bashkia Mat ka reaguar përmes nënkryetares Anjeza Shema ndaj mos mbledhjes së Këshillit Bashkiak Mat. Kreu i PS Mat, Hasan Pasha poston një lajm të një prej portaleve që konfirmonte faktin që PD dhe LSI nuk kishin më mazhorancën në Këshillin Bashkiak. Menjëherë reagon nënkryetarja e Bashkisë Mat e cila thotë kjo është një hakmarrje duke bojkotuar dhe kane lënë njerëzit pa përfituar ndihmën ekonomike, apo pagesën për Personat me Aftësi të Kufizuar.
Ja reagimi i Anjeza Shema në FB
Zoti Kryetar i Partisë socialiste Mat!
Nuk është turp të mos kesh shumicën në një Këshill Bashkiak.
Turp është ndërpreresësh Ndihmën Ekonomike, pagesat e Aftësisë së Kufizuar si dhe kompensimin e Energjisë Elektrike për familjet në nevojë (Pikë kryesore kjo në Rendin e Ditës për shkak të afateve ligjore).
Kjo ndodh “shoku” Kryetar sepse ju i detyroni këshilltarët e majtë, të besuar nga populli(ndoshta dhe pa dëshirën e tyre)të bëjnë këtë veprim antinjerëzor…
Ju krenoheni,
Krenoheni dhe vetë ju Babëziteni që nuk u bë shumica,
Babëziteni dhe dëmtoni mijëra qytetarë që mezi presin atë të shkretë Ndihmë…
Turp për këtë lloj krenarie…por qytetarët do jenë ata që do ju vlerësojnë krenarinë dhe veprimet e juaja.
Dhe sa për Shumicën Kryetar, tashmë nuk na vjen më çudi….
Na e kanë treguar përgjimet ne dhe qytetarëve sa mirë dini të bëni ”Shumicën”…
Dhe përsëri mos harroni,
#NukKaZgjedhjePaPD✌🏼

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular