BallinaAktualitetBoris Johnson apo Jeremy Hunt? Kush do ta qeverisë Britaninë e Madhe?

Boris Johnson apo Jeremy Hunt? Kush do ta qeverisë Britaninë e Madhe?

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të përballet me politikanin, Boris Johnson në garën për kryear të Partisë Konservatore, çka nënkupton edhe marrjen e pozitës së kryeministrit të shtetit.

Në raudin e pestë të votimeve, ministri britanik i Mjedisit, Micheal Gove, është eliminiuar nga gara pasi ka fituar vetëm 75 vota.

Johnson, që konsiderohet kandidati kryesor në këtë garë, ka fituar 160 vota, në krahasim me Hunt që ka fituar 77 vota tjera.

Të dy do të synojnë fitoren pasi të mbahet një tjetër raund i votimeve ndërsa emri i fituesit do të bëhet i ditur më 22 korrik.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Gove ka përgëzuar kundërshtarët e tij dhe ka thënë se “është i zhgënjyer mirëpo krenar për fushatën që ka drejtuar”.

Ish-ministri Johnson ka thënë se ai është shumë i lumtur për përkrahjen që gëzon.

Ky proces po realizohet pasi Theresa May, ka njoftuar se më 7qershor se do të largohet nga pozita e lideres së kësaj partie duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.

May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka pasur, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016./REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular