BallinaAktualitetRegjisori dhe karikaturisti flet hapur: Më 30 qershor do pengoj votimet, ju...

Regjisori dhe karikaturisti flet hapur: Më 30 qershor do pengoj votimet, ju lutem më dënoni

Bujar Kapexhiu shpërthen në ironi për votimet më 30 qershor. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, regjisori, aktori dhe karikaturisti i famshëm u shpreh plot ironi për ditën e zgjedhjeve duke thënë se jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit por do pengonte të tjerët të votonin. Për Kapexhiun kjo do jetë një mënyrë shumë e mirë për tu dënuar me 10 vjet për të mos dalë jashtë Shqipërisë. Ja deklarata ironike e tij:

“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë. Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit. Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit. As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri. Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”- tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular