BallinaAktualitetShkresa/ Presidenti Meta tjetër lëvizje, ja çfarë i kërkon KQZ-së

Shkresa/ Presidenti Meta tjetër lëvizje, ja çfarë i kërkon KQZ-së

Pasi kërkoi informacion mbi numrin e deputetëve në Kuvend dhe mori përgjigje nga KQZ-ja që në sallë ishin 122 deputetë, Presidenti i vendit Ilir Meta bën një tjetër lëvizje.

Ai i kë dërguar sot një tjetër shkresë KQZ-së, të siguruar edhe nga “BalkanWeb”, ku kërkon të njihet me praktikën shkresore që ka ndjekur ky institucion për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të lënies së mandateve nga opozita. Ai kërkon kopjen e njoftimit të Kuvendit dhe kopjen e dorëheqjes së deputetëve nga mandati.

Po ashtu, Kreu i Shtetit kërkon t’i vihet në dispozicion një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë.
Ndër të tjera, Presidenti kërkon që ky informacion t’i jepet brenda një kohe sa më të shkurtër. Po ashtu, KQZ-ja siç thuhet në letrën e Metës, duhet ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi të lartë.

Letra e Metës i drejtohet kryetarit të KQZ-së Klement Zgurit. Nuk dihet arsyeja e kësaj kërkese, por kujtojmë që Kuvendi aktualisht përbëhet nga 122 deputetë pas shterimit të listave shumëemerore të partive opozitare. Ndërkohë që në nenin 64 të Kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.”

Të shumtë janë dhe zërat që artikulojnë se në këto kushte Presidentit i lind e drejta ta shpërndajë Parlamentin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular