BallinaAktualitetAksioni opozitar/ Fatmir Mediu: Rama nisi përplasjen, shqiptarët do ta ndalin

Aksioni opozitar/ Fatmir Mediu: Rama nisi përplasjen, shqiptarët do ta ndalin

Pas protestës së 21 qershorit, e cila ishte paqësore dhe madhështore për numrin e shqiptarëve që mbushën si kurrë më parë bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita do të pamundësojë takimet e kryeministrit Edi Rama me elektoratin e PS-së. Kreu i PD-së tha se aksioni do të jetë si në Shkodër, pasi bashkitë e opozitës po respektojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta.

Në një prononcim për ”Koha Jonë”, kreu i PR-së dhe aleati historik i PD-së, Fatmir Mediu, i pyetur se a i druheni përplasjeve që mund të kthehet në luftë civile mes pushtet vendor dhe atij qeveritar, thotë se me kryeministrin Edi Rama nuk ka më shpresë, pasi ky i fundit thotë Mediu, po e krijon përplasjen. Duke e cilësuar qeverisjen e Ramës, si diktaturë të krimit, Mediu nënvizon se shqiptarët do ta ndalin këtë mallkim të ri.

”Përplasjen po e krijon Rama, ai vjedh votat, shkatërron kushtetutën, bashkëpunon hapur me krimin e organizuar, të kamabizojë Shqiperinë. Korrupsioni është i përmasave skandaloze, Rama po shkatërron kushtetutën, nuk respekton dekretin e Presidentit, po shkatërron pluralizmin dhe liritë e shqiptarëve. Kjo është diktatura e krimit dhe narko-shtetit. Shqiptarët duhet ta ndalin këtë mallkim të Ri të shqiptarëve”,-thotë Mediu për ”Koha Jonë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular