BallinaKronike“Bardhi, Bardhi”, ish-deputeti Spahia mbërrin në gjykatë, ç’po ndodh në Shkodër

“Bardhi, Bardhi”, ish-deputeti Spahia mbërrin në gjykatë, ç’po ndodh në Shkodër

Me thirrje e duartrokitje është pritur para gjykatës ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia i cili do të njihet sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës pasi akuzohet për ngjarjet e ndodhur në KZAZ, ku iu vu flaka materialeve zgjedhore.  Qindra mbështetës janë mbledhur para gjykatës, ku gjithashtu ka një numër të madh efektivësh të policisë.

Në mbledhjen e natës së kaluar, pas protestës së nëntë kombëtare të opozitës, u vendos që të gjithë ish-deputetët do të jenë sot në Gjykatën e Shkodrës për të protestuar kundër ndalimit të tij. Partia Demokratike e quajti ish-deputetin Bardh Spahia të burgosur politik dhe i kërkoi prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar qytetarë nga Shkodra kanë protestuar para Policisë së Tiranës aty ku mbahet ish-deputeti Spahia, i arrestuar pas ngjarjeve në KZAZ në Shkodër. Protestuesit kërkuan lirimin e Spahisë dhe personave të tjerë të arrestuar dhe paralajmëruan protesta të përditshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular