BallinaAktualitetJulian Deda lë pas kritikat për Bashën: Sot është në kulimin e...

Julian Deda lë pas kritikat për Bashën: Sot është në kulimin e të bërit opozitë

Aktori dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda, pas shumë kohësh sot ka dalë në mbështetje të Lulzim Bashës.

Në një shkrim në Facebook, Deda shprehet se Basha sot po bën gjënë e duhur në krye të opozitës. Sipas tij 9 protestat në Tiranë tregojnë se  kreu i opozitës, është një lider që i duhet Partisë Demokratike.

“Mos u lodhni me hamendesime te kota, po jua heq une kuriozitetin qe tani. Ai me ka “premtuar” asgjesimin e projektit me te rezikshem ne historine e politikes shqiptare, rilindjes, kaq mjafton per ta perkrahur ne kete mision”, shkruan më tej aktori.

POSTIMI I PLOTË

Lul Basha

Une nuk kam hedhur asnjehere nje foto te tijen dhe sigurisht poshte kesaj qe po hedh sot ju keni te drejte te komentoni si te doni, ta lavderoni ose ta shani. Per te qene i sinqerte, edhe une, jo me larg se para dy vitesh, nuk pajtohesha me te ne shume gjera dhe e kam shprehur, ndoshta ne disa gjera teknike nuk pajtohem as tani por per diçka thelbesore, ky burre duhet komplimentuar sot. Nuk kam asnje kompleks te pranoj, se Lul Basha sot po ben pikerisht ate, per te cilen ne te gjithe e kemi kritikuar pafund deri dje. Ai sot eshte ne kulmin e te berit opozite.

E kemi kritikuar, pse nuk ben opozite me fakte? Ja ku jane. Çdo gje qe ai dhe opozita ka thene per trafikun e votes, sot eshte e vertetuar me ze e me figure. E njejta gje ka ndodhur me kanabizimin dhe me kriminalizimin e parlamentit. Çdo fakt i denoncuar doli i vertete.

E kemi kritikuar, pse largoi disa personazhe nga nga listat e deputeteve per zgjedhjet e pergjithshme te 2017-tes? Epo kur shikon sot, se si ata jo vetem qe nuk bejne opozite, jo vetem qe godasin vetem ish partine e tyre, por i behen paterice per te mbajtur ne kembe nje pushtet te kalbur si rilindja duke u futur ne votime (se zgjedhje nuk ka), i jap te drejte Bashes per ate veprim.

E kemi akuzuar gjithashtu, se nuk ben protesta? Ja ku jemi sot, nente protesta rresht, njera me madheshtore se tjetra. Protestuesit sa vijne e shtohen. A eshte kjo nje shenje besimi ndaj liderit te opozites? Kete gjykojeni vete.

Per ta mbyllur. E di, qe pasi ta kem hedhur statusin dhe ju ta lexoni ate, shume prej jush do mendojne, se “kush e di çfare i paska premtuar Luli, qe Juli paska shkruar kete gje”. Mos u lodhni me hamendesime te kota, po jua heq une kuriozitetin qe tani. Ai me ka “premtuar” asgjesimin e projektit me te rezikshem ne historine e politikes shqiptare, rilindjes, kaq mjafton per ta perkrahur ne kete mision. ✌

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular