BallinaAktualitetRisia e fundit e Rilindjes/Luçiano Boçi: Kush nuk realizon planin votave shkarkohet...

Risia e fundit e Rilindjes/Luçiano Boçi: Kush nuk realizon planin votave shkarkohet nga puna

Partia Socialiste duket e vendosur të shkojë drejt votimeve monopartiake më 30 qershor. Por edhe pse e vetme në garë, sërish ka frikë nga rezultati.

Ndaj për këtë arsye, është urdhëruar që çdo punonjës i administratës qëndrore apo lokale, ditën e votimit duhet të marrë me vete edhe 30 persona të tjerë, ndryshe pushohet nga puna.

Ky është denoncimi që bën ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçit.

Sipas tij, në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

RISIA E FUNDIT E RILINDJES

Pasi privatizoi zgjedhjet me vendimin e KQZ-së partisë, Rama ka shpikur një tjetër risi, për të shkuar si “dhi e zgjebosur, por me bishtin përpjetë” në 30 Qershor-in imagjinar të tij.

Ka urdhëruar që të gjithë ata që punojnë në administratë qendrore apo lokale, duhet të sjellin gjithsecili 30 veta në kutinë e votimit.

Kush nuk realizon planin shkarkohet nga puna.

Në vend që të vinin mend nga përgjimet e “Bild”, Rama&banda, kanë shkalluar fare.

Por një porosi kam, për këdo që ka marrë përsipër të realizojë këtë kërkesë absurde, për të ruajtur “bukën e fëmijëve”:

Mos u përfshini në krimin elektoral të Ramës!

Rrini të qetë.

Zgjedhje në 30 qershor nuk ka!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular