BallinaAktualitetSot Mirdita sërish në protestë kundër ndërtimit të HEC-ve

Sot Mirdita sërish në protestë kundër ndërtimit të HEC-ve

Sot ora 10:30, ne Rreshen ne sheshin qendror para bashkise do te protestohet KUNDER projekteve shkaterruese te HEC-eve ne te gjithe Mirditen. Nje prej pjesmarresve në proteste aktivist i shoqërisë civile Martin Gjonaj përmes një statusi në FB shkruan se: “U bej thirrje te gjithe mirditoreve dhe jo vetem, pa dallim bindje politike, te BASHKOHEN me banoret e Kaçinarit, te Selites, te Fanit, etj, per te ndaluar konçesionet grabitqare, per te mbrojtur lumenjte nga shkaterrimi, pasurite e perbashketa nga grabitja, natyren nga tjetersimi, per te mbrojtur ujin nga pervetesimi, per te mbrojtur vete jeten! Leni per nje dite plazhin dhe tregoni qe dini te reagoni per vendin tuaj dhe jo vetem per partine tuaj!”
Edhe kreu i degeës së PD Mirditë MAr Ruci në statusin e tij FB shkruan: “Protestat per ardhmerine e zhvillimit te komuniteteve lokale ne Mirdite , duhet te mbeshteten nga te gjithe mirditoret pa dallim bindjesh politike! Inisiativat e shoqerise civile shkojne ne favor te anullimit te kontratave te ndertimit H/ C -ve te leshuara nga qeverisja e korruptuar e Edi Rames dhe “ KULCEDRA “ e futjes ne tuba te gjithe perrenjve dhe lumenjve te Kacinarit , Fanit , Selites , krybashkiaku i Mirdites Ndrec Deda , vendimet korruptive te cilit po marrin rruge drejt prokurorise se Lezhes dhe i bashkohen shume ceshtjeve te tjera penale per korrupsionin galopant gjate qeverisjes 4 vjecare!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular