BallinaKryesoreLegalistët spikasin/Pjesmarrje mbresëlënëse në mbështetje të aksionit opozitar "Rama ik"

Legalistët spikasin/Pjesmarrje mbresëlënëse në mbështetje të aksionit opozitar “Rama ik”

Protestat opozitare janë rritur fuqishëm, por ajo çfarë ka rënë në sy është fakti që në protestën e 21 qershorit  e zhvilluar para kryeministrisë, u vu re një pjesmarrje e e madhe, dinjitoze e strukturave të Partisë Lëvizja e Legalitetit me simbolet e tyre përkatëse. Nga njëra protestë kombëtare në tjetrën, numri i protestuesve të cilët kanë nisur marshimin e tyre nga zyrat e PLL drejt sheshit “Skënderbej” për tu derdhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ndalur para kryeministrisë ka qenë gjithnjë ne rritje.  Eshtë kjo një forcë politike e djathtë, aleate besnike e PD dhe kryetarit Basha e cila me ngritjen e strukturave te reja drejtuese dhe nën drejtimin e kryetarit të ri të PLL z.Shpëtim AXHAMI po duket qartë fryma e re progresiste brenda këtij subjekti politik ashtu si dhe i takon.
Legalistët janë një forcë politike pjesë dinjitoze e së djathtës shqiptare. Këtë e kanë treguar në mënyrë të prerë, konkrete, ku nuk janë pajtuar në asnjë mënyrë me padrejtësitë. Legalitët kanë pasur kurajon që në emër të të ardhmes europiane të Shqipërisë, gjithmonë të shprehen kundër çdo qeverisje kur ato i kanë i kanë sjellë vendit tonë padrejtësi.
Legalistët dhe kryetari i PLL, Shpëtim Axhami, janë tejet të qartë që ashtu sikurse në vitin 1990 sot është koha e të djathtës, parimet demokratike sipas tyre me këtë qeverisje të cilën e drejtojnë bijtë e etervë në aleancë më krimin janë tejet të dhunuara dhe liria e shqiptarëve e kërcënuar.
Kjo qartësi, ka bërë se kryetari i PLL Shpëtim Axhami dhe strukturat drejtuese t’i bashkëngjiten fuqishëm aksionit opozitar për largimin një orë e më parë të Rilindjes këtij sekti në pushtet që po rrënon çdo sekond që ikën Shqipërinë.
Zoti Axhami me idetë e qarta që ka, energjinë që e karakterizon ka karikuar fuqishëm strukturat e partisë të cilat sic shihet kanë besim tek lidershipi i tij i drejtimit të PLL.
Pas rreshtimit hapur, prerë dhe fuqishëm në aksionin opozitar për largimin e kyeministrit Rama dhe kësaj qeverie, uljes në tryezën opozitare përkrah liderit të opozitës Basha pa asnjë kusht, është tregues se Shpëtim Axhami dhe legalistët kërkojnë një orë e më parë shporrjen e kësaj kaste kriminale në pushtet dhe kthimin e votës së lirë në Shqipëri të kërcënuar më shumë se asnjëherë tjetër nga banda në pushtet në bashkëpunimim me krimin e organizuar.
Legalistët kanë ditur, por nën drejtimin e Axhamit janë edhe më të qartë që fatet e vendit janë më të rëndësishme se të një force politike dhe se reagimi nevojitet i fuqishëm kur Shqipëria është në rrezik.
E kush më mirë se legalistët e ka bërë këtë gjë gjithnjë kur eshtë dashur me i dal zot këtij vendi.
Veç mbështetjes së aksionit opozitar, PLL ka paraqitur dhe idetë e veta politike në tryezën opozitare si dhe opinioni publik duke theksuar here pas here në mënyrë të prerë dhe kërkuar ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe Sistemit zgjedhor si e vetmja mundësi për të kthyer votën e lirë tek shqiptarët.
PLL shprehet qartë se vetëm nëpërmjet votës së lirë do marrë fund, tranzicionit , krimi, korrupsioni, neopotizmi partiak dhe Shqipëria shpejt do ketë nivel të lartë ekonomik zhvillimi duke bërë të mundur rrugën drejt Europes. Kjo tregon frymën e gjere popullore të protestës së opozitës së bashkuar “Rama ik”.
Veç mbështetjes së fuqishëm të aksionit opozitar kundër qeverisë “Rama”, duhet theksuar se Legalistët e drejtuar nga Axhami e kanë recetën që e ruajnë me fanatizëm që nesër në qeverisje të luftohet pa kompromis krimi dhe korrupsionin në vend e kjo sipas tyre bëhet vetëm me rikthimi i strukturës dhe forcës së Xhandarmërisë.
Sipas Legalistëve policia gjatë viteve të tranzicionit ka qenë në nivele të dobta kryesisht e vecanërisht gjatë qeverisjes së Rilindjes. Kjo polici ka qenë e e çorientuar, e tradhëtuar, pa pajisje, pa paga dhe e lidhur me krimin. Ne e kemi pasur një përvojë gjatë mbretit Zog, që edhe sot e kësaj dite gëzon respekt në popull. Shumë vende e kanë, Franca e Italia, kanë forma xhandarmërie.
Platforma e Legalistëve ka shtyllë kurrizore filozofinë Zogiste: Interesi kombëtar i pari, e drejta e pronës. Shtet dhe drejtësi ligjore – Rend dhe qetësi . Administratë të specializuar sipas shërbimeve dhe jo sipas nevojave politike.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular