BallinaKryesoreShpërthen edhe Koço Kokëdhima: Të shembim të vdekurin që ecën

Shpërthen edhe Koço Kokëdhima: Të shembim të vdekurin që ecën

Partia ZGJIDHJA përmes një komunikate për mediat shprehet se është emergjencë kombëtare që të shembet nga pushteti Edi Rama, të cilin e konsideron “të vdekurin që ecën”. ZGJIDHJA thotë se Rama është njeriu që ka mbushur PS-në me banda dhe kriminelë, duke shkatërruar tërësisht partinë. Në reagim theksohet se vetë socialistët duhet të shembim Ramën, pasi ai drejton sot një qeverisje në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Ta shembim të vdekurin që ecën

Ai është Edi Rama. Politikisht dhe moralisht. Është kapur me presh në duar. Në krye të një qeverie dhe bandave mafioze. Ai duhet të rrëzohet në rradhë të parë nga socialistët.

Rama ndjek me vendosmëri axhendën personale. Lufton çdo sekondë për pushtet dhe pasuri për vete. Jo për popullin. Në këto ditë kaq të ndezura politikisht ai vazhdon i pa shqetësuar vjedhjen e Shqipërisë. I kaloi edhe dy koncensione kriminale me çmime për kilometër më të lartat në botë për një rrugë fushore. Firma Fusha fitoi tenderin fiktiv të rradhës me 6 milionë euro. Çdo gjë vazhdon sipas parashikimit.

Në 365 ditë viti populli merret me politikë dhe Edi Rama e partnerët e vet në vjedhje merren me biznes të pisët, merren me grabitjen e Shqipërisë.

Për ti kuptuar këto nuk është e nevojshme të jesh pa parti, as opozitar e as socialist. Këto i di i madh e i vogël.

Partia sicialiste mund ta drejtojë vendin në periudhën e ngelur të mandatit politik pa Edi Ramën dhe duke i shpëtuar shqiptarët nga kjo bandë me 5 biznesmenë, me Edi Ramën e Erjon Veliajn dhe me dy tre Rilindas të tjerë.

Kush nuk shkon në votime do konsiderohet armik i rregjimit. Zgjidhja ju kërkon të gjithë shqiptarëve: mos shkoni në votime! Kështu do shpetojmë në rradhë të parë ata njerëz të cilët pa dashur janë peng i rregjimit, krysisht të punësuarit në shtet dhe socialistët sepse nuk do lejojmë që ata të izolohen dhe të vihen nën presion nga mafia e pushtetit.

Ti  ndihmojmë socialistët të shkëputen nga hajdutët dhe kriminelët që kanë kapur PS-në!

#ZgjidhjaPër30Qershorin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular