BallinaAktualitetDOKUMENTI/Xhelal Mziu: Në Kamëz nuk ka zgjedhje në 30 qershor

DOKUMENTI/Xhelal Mziu: Në Kamëz nuk ka zgjedhje në 30 qershor

Xhelal Mziu në përgjigje të shkresës nr.11871., datë 18.06.2019 të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe protokolluar në Bashkisë Kamëz me nr.3382/2 prot datë 24.06.2019 dhe bërë për dijeni: Ministrit të Brëndshëm, Prefektit të Qarkut Tiranë, Prezencës së OSBE-së si dhe KZAZ nr.27 dhe 28 Bashkia Kamëz bënë me dije se:
Komisioni Qëndror Zgjedhor nuk ka tagër ligjor që të gjykojë mbi Dekretet e Presidentit përsa I përket datës së zgjedhjeve. Nëse Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka rezervat e tij ligjore për Dekretet e Presidentit, mund t’I drejtohet vetë kryesisht këtij institucioni (Presidentit)
Zbatimi I Dekretit nr.11199, datë 10.06.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga ana e qeverisjes vendore Bashkia Kamëz, është një detyrim ligjor dhe aq më tepër kushtetues.
Në mbështetje të plotë me Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, është njoftuar KQZ-ja në zbatim të detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor I Republikës së Shqipërisë, përkatësisht me shkresat: nr.329 prot., datë 21.01.2019, Nr.386/1 datë 29.01.2019, nr.1410 prot., datë 18.03.2019, Nr.2728 prot., datë 21.05.2019 dhe Nr.2867/1 prot., datë 31.05.2019 dhe Nr. 3271 prot., datë 13.06.2019, ku ju kemi informuar për administrimin e procesit zgjedhor.
z. Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e imja personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Duke vlerësuar kushtetushmërinë e këtij dekreti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje më
30 qershor 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular